Nė Zagreb u bė promovimi i librit TOM BERISHA jeta dhe vepra
Nė vazhdėn e aktiviteteve tė veta qė tashmė janė bėrė tradicionale pėr hir tė festave tė nėntorit, Unioni bashkėsive shqiptare nė Kroaci, organizoj ditėt e kulturės shqiptare nė Kroaci. Programi i ngjeshur i cili i kapėrcen caqet e organizimit tė shqiptarėve nė diasporė, qė mund tė krahasohet me organizim nė rrafsh shtetėrorė tė institucioneve tė kulturės kulmore, e pėr tė cilin elita kulturore dhe ajo politike kroate nė prononcimet e veta nuk kursen fjalėt mė tė bukura, filloj ashtu siē e meriton ajo koloni shqiptare, me promovimin e librit TOM BERISHA jeta dhe vepra, tė Prof. dr. Fehmi Pushkollit.
Instituti i historisė bashkėkohore tė Universitetit tė Prishtinės, nė bazė tė dokumenteve dhe dosjes mbi aktivitetin e Akademik dr. Tom Berishės nė kauzėn kombėtare, e nė bashkėpunim me Unionin e bashkėsive tė shqiptarėve nė Kroaci botoj nė Zagreb kėtė monografi mbi intelektualin e rrallė malėsor Tom Berishėn. Njė libėr i tillė siē ėshtė monografia pėr jetėn dhe veprėn e Tom Berishės ishte preokupim nė radhė tė parė i shqiptarėve nė Kroaci dhe Slloveni, me tė cilin deshėm ti falėnderohen Tom Berishės pėr tė gjitha qė i bėri pėr shqiptarizėm nėnvizoj Ton Marku kryetar i Unionit tė bashkėsive shqiptare nė Kroaci. Projektin e tillė Kosova e kishte pėr nderė ti dhuroj shkencės shqiptare dhe nė veēanti ti kthej vetėm njė grimcė ēka Akademik dr. Tom Berisha gjatė gjithė jetės i dhuroj Shqipėrisė, Kosovės, Malėsisė dhe nė pėrgjithėsi shqiptarizmit.
Nė njė atmosferė festive nė bibliotekėn shqiptare nė qytetin e Zagrebit u bė promovimi i kėtij libri. Drejtoresha e bibliotekės shqiptare Dorotea Kėrni qė nė fillim dha njė vlerėsim se ėshtė tejet e privilegjuar qė raftin e kėsaj biblioteke qė nga dita e sotshme e pasuron kjo monografi e eruditit Akademik dr. Tom Berishės apo Bacės Tom.
Si referues pėr tė dhėnė vlerėsimet e veta lidhur me libėr ishin ftuar Dr. Zef Mirdita, Dr. Aleksandėr Stipēeviqi dhe Dr. Martin Berishaj.
Nė fjalėn e vet Dr. Zef Mirdita e vlerėsoj monografinė Tom Berisha- jeta dhe vepra, si njė studim tė mirėfilltė me njė aparat tė mirė metodologjik qė i plotėson tė gjitha normat shkencore tė definimit tė asaj qė quhet monografi. Vėshtrimi i dr. Mirditės kishte njė dimension tė rrugėtimit historik tė Tom Berishės qė nga shkėnditė e para tė organizimit tė shqiptarėve. Ai rikujtoj kohėn kur ishte edhe ai student nė Zagreb, kohėn kur Toma ishte zgjedhur si kryetar i shoqatės sė studentėve shqiptar Shkėndija nė Zagreb (edhe pėrkundėr dėshirės sė udhėheqėsish ushtarake tė Jugosllavisė sė asaj kohe). Vlerėsimin historik tė kėtij dimensioni tė ri tė organizimit tė shqiptarėve jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė, dimension ky qė me tė drejtė mundė tė definohet si dimension tomberishian tė historisė se re kombėtare. Nė pasqyrimin e tij deri nė njėsi mė tė vogla e zbėrthej krejt atė qė mundė tė zbėrthehet nė njė hark kohorė tė pėrmbledhur nė kėtė libėr. Dr. Mirdita si historian i pėrmasave evropiane, theksoj se dalja e kėtij libri e pasuron njė fazė tė historisė kombėtare e pse jo edhe asaj ballkanike.
Dr. Aleksandėr Stipēeviqi si ilirologu mė i famshėm botėrorė nė qasjen e tij pėr librin kushtuar Tom Berishės rikujtoj se monografia gjithherė shkruhet atėherė kur vdes njeriu, mirėpo, nė raste tė rralla ajo shkruhet pėr persona tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyer nė vetėdijen historike tė njė kombi, shteti dhe rajoni. Kėso lloj monografie mundė tė krahasojmė me monografitė e mirėfillta qė japin kahje pėr shkruarje tė historisė e kjo gjithsesi, implikon kėtė dimension tė historisė shqiptare qė e stigmatizon Tom Berisha. Nė ligjėrimin e Dr. Stipēeviqit nė lidhje me librin Tom Berisha jeta dhe vepra, pa dyshim vend tė rėndėsishėm i dha kohės sė organizimeve tė hershme shqiptare qė jepnin induksion politik jo vetėm kauzės shqiptare por siē e theksoi ai dhe proceseve politike tė formimit tė shteteve tė reja si shkak tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Pa Tom Berishėn ata procese do tė kishin kahje tjetėr.
Dr. Martin Berishaj, duke shpaluar vlerėn e librit, monografisė sė shumėpritur ndėr shqiptarė, rikujtoj se nė kėtė libėr preket historia e gjallė. Nė fjalėn e tij pėrkujtoj ditėt e hershme tė Tomė Berishės. Ēastet kur me ndėrmjetėsimin e Patėr Anton Harapit (apo siē e njohim nė Malėsi, fratit tė Grudės) tek Ernest Koliqi (kolos i letrave shqipe) i dedikuan bursėn Tomės qė tė studioj nė Bolonjė. Ditėt studentore nė Itali i dhanė kahje Tomės nė jetėn e tij tė mėtutjeshme, atje pat fat tė takohet dhe tė njoh pėr sė afėrmi Dr. Athanas Gegaj (pėr tė cilėn vetė Fan Noli e quan si shkencėtari qė e ka shkruar librin mė tė mirė pėr Gjergj Kastriotin Skėnderbeun). Nė Itali ai kishte lidhje tė ngushta me Gjon Serreqin (nacionalistin kosovarė, tė cilin e ekzekutojnė nė Kosovė pas luftės sė II. botėrore), Mark Krasniqin dhe plejadė tė tėrė tė intelektualėve shqiptarė.
Vlen tė thuhet, shtoj Dr. M. Berishaj, se nė kėtė libėr kemi pėr herė tė parė tė pėrshkruar deri ne detaje historinė e Malėsisė sė Madhe gjatė luftės sė II. botėrore, dhe pas saj. Periudhė kjo qė deri me tani ishte e lėnė pas dore.
Aktivitetet e dendura tė Tom Berishės janė hollėsisht tė pėrshkruara qė nga vitet e pesėdhjeta e deri sot. Periudha e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, prezantimi i Tomės nė instancat mė tė larta evropiane dhe botėrore, takimet e tij me burra tė shteteve, diplomatė tė karrierės, formimi i UĒK si ushtri qė i kthej dinjitetin shqiptarizmit dhe e pozicionojė nė anė tė fituesve, janė sekuenca tė kėsaj monografie. Gjatė jetės sė tij Toma nuk mungoj askund ku e lypte vendi, nderi dhe burrėria, prandaj me kėtė libėr Tom Berisha u bė pjesė e pandashme e asaj qė quhet histori e shkruar e kombit shqiptarė.
M.B.